Mirditori i tund kokën kur flet për gratë, Kryeministri e “bën për dy lekë” (Video)
Kryeministri Edi Rama kritikoi nga Rrësheni kundërshtarin e tij politik për mospërfshirjen e grave në lista.
Por teksa recitonte vargjet e Çajupit, duket se një nga të pranishmit në miting nuk ishte dakord me Kryeministrin se këtij vendi të gjitha problemet i vinë nga burrat. Dhe Rama nuk ia përtoi ti thoshte dy fjalë.
Rama: Nuk e kishte kot Çajupi kur thoshte: Burrat nën hije lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie.. Pse ma tund kokën ti?E tund kokën ti por kur shkon tek gruaja rri gatitu. Këtu në shesh e tund kokën. Burrë i fortë shumë ti. Futi dhe një teke aty në klub dhe kur shkon tek gruaja, para se të shkosh aty ha sapun që të mos e kuptojë që ke pirë raki.