Mitet, të vërtetat dhe gënjeshtrat rreth seksit

Ju ka ndodhur të dëgjoni histori të pabesueshme rreth seksit, të dëgjoni paragjykime dhe mite të krijuara, duke e trajtuar seksin si fenomen? Paragjykimi më i zakonshëm që dëgjoni rreth kësaj tematike është tradhtia. Meshkujt dhe femrat janë në “luftë” të vazhdueshme për të fajësuar palën tjetër për shkaktarët e tradhtisë. Për një kohë të gjatë është besuar se meshkujt janë më të prirur për tradhti bashkëshortore dhe si rrjedhojë, më shpesh “ju vënë brirët” grave të tyre. Ndoshta kjo ka qenë e vlefshme në të kaluarën, por tani gjërat kanë ndryshuar, sidomos pas të të ashtuquajturit revolucion seksual, i cili ka ndikuar që femrat të mos mbesin prapa meshkujve as në këtë drejtim. Studimet e bëra në vendet perëndimore tregojnë se edhe femrat, po aq sa meshkujt, mashtrojnë partnerin tyre. Më poshtë po ju tregojmë disa të vërteta dhe gënjeshtra rreth seksit.

 

Meshkujt e duan më shumë seksin

Gënjeshtër. Edhe femrat e duan seksin po aq sa meshkujt, por janë më të rezervuara në shprehjen e dëshirës seksuale. Ndonjëherë arsyeja pse femrat nuk shfaqin dëshirën për seks është edhe sepse përpos punës, femrat janë të angazhuara gjithashtu me shtëpinë, familjen, fëmijët, obligime të cilat i kushtojnë kohë dhe mund’. Për këtë shkak, femrat janë shpesh të lodhura. Një tjetër faktor është edhe lëvizja hormonale. Femrat kanë lëvizshmëri të lartë të nivelit hormonal dhe kanë luhatje emocionale. Për shkak të të gjithë këtyre elementëve femrat nuk i lusin meshkujt për seks, sikurse bëjnë meshkujt kur i kap epshi.

 

Mashkulli me eksperiencë nuk i kënaq të gjitha partneret

Kjo është një tjetër gënjeshtër rreth seksit. Ndodh shpesh që dikush që di shumë për seksin dhe që ka krijuar një përvojë të pasur në këtë drejtim, është më i mirë në shtrat, sesa një i virgjër. Mashkulli i tillë di si ta kënaqë partneren. Natyrisht edhe këtu ka përjashtime, meqë mund të ketë edhe përvoja të këqija.

 

Seksi i mirë siguron martesë të lumtur

Seksi i mirë nuk është patjetër një certifikatë e sigurt e lumturisë. Ciftet e lumtura nuk kanë gjithmonë seks të mirë. Ndodh që lidhjet e gjata të kalojnë rutinë në shtrat. Kjo është një dukuri normale, prandaj është mirë që, herë pas here të futen risi në lidhje. Këtë mund ta arrini duke përdorur imagjinatën tuaj. Me rëndësi është që të mos i dramatizoni gjërat, meqë rutina i prek të gjithë ata që bëjnë jetë të përbashkët.

 

Seksi spontan ka gjithmonë sukses

Kjo është një nga mitet e gabuara mbi seksin. Seksi spontan vërtetë sjell shumë ngazëllim, por edhe seksi i planifikuar sjell një përjetim të paharruar. Sekreti qëndron te planifikimi. Kur planifikoni seks, mendoni vazhdimisht për atë gjë që ndikon shumë në krijimin e atmosferës seksuale. Seksi i planifikuar fillon që të bëhet diçka që mezi prisni të ndodhë. Sa më shumë që ta shtyni, kënaqësia do të jetë më e madhe.

 

(Përktheu – Koha Jone)

SHKARKO APP