Miti i arsimit në rritjen ekonomike
Analiza e profesorit të Harvardit për strategjitë që bazohen tek arsimi, ku merret shembull dhe Shqipëria.
Ricardo Hausmann*
Në një kohë që karakterizohet nga polariteti dhe paraliza politike, ne duhet të kemi reagime pozitive mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse për strategjinë ekonomike, kudo qoftë e aplikuar ajo. Një aspekt i aplikuar i kësaj marrëveshjeje është ideja se çelësi i rritjes përfshirëse, sikurse e theksoi edhe ish-kryeministri i asaj kohe, Tony Blair, në rizgjedhjen e tij në 2001-shin, është “edukimi, edukimi, edukimi”. Nëse e zgjerojmë qasjen në shkolla dhe përmirësojmë cilësinë e tyre, rritja ekonomike do të jetë njëherazi thelbësore dhe e paanshme.
Italianët do të thoshin: “magari fosse vero” (sikur të ishte e vërtetë).
Entuziazmi për arsimin është krejtësisht i kuptueshëm. Ne duam arsimim më të mirë të mundshme për fëmijët tanë, sepse ne duam që ata të kenë aftësi të mirë në shumë fusha për të ecur në jetë, të jenë në gjendje të vlerësojnë dhe të bëhen pjesë e sfidave. Ne gjithashtu e dimë se njerëzit e arsimuar më mirë kanë tendencë për të fituar më shumë.
Rëndësia e arsimit është e padiskutueshme – mësimdhënia është puna ime e përditshme, kështu që unë shpresoj se kjo ka disa vlera. Por nëse kjo përbën apo jo një strategji për rritjen ekonomike është një çështje tjetër. Ajo çfarë shumica e njerëzve kuptojnë me arsim më të mirë është sa më shumë shkollim dhe me arsim të cilësisë më të lartë ata kuptojnë marrjen e aftësive shtesë apo kalimin e testeve standarde. Por a ka lidhje kjo me të vërtetë me nxitjen e rritjes ekonomike?
Në fakt, nxitja për arsim më të mirë është një eksperiment që tashmë është kryer në nivel global. Dhe unë, ashtu si kolegu im i Harvardit, Lant Pritchett, kemi vënë në dukje se përfitimet afatgjata kanë qenë çuditërisht zhgënjyese.
Në 50 vitet fundit nga 1960-2010, koha mesatare e forcës globale të krahut të punës të arsimuar në thelb është trefishuar, nga 2.8 vjet për 8.3 vjet. Kjo do të thotë se punëtori mesatar në një vend mesatar, nga më pak se gjysma e një arsimi fillor ka arritur në më shumë se gjysmëshkollim të mesëm.
Po sa më të pasura këto vende pritet që të bëhen?
Në vitin 1965, Franca kishte një fuqi punëtore që mesatarisht kishte më pak se pesë vite të shkollimit dhe të ardhurat për frymë ishin 14,000 dollarë(me çmimet e 2005-ës). Në vitin 2010, vendet me një nivel të ngjashëm të arsimit kanë të ardhura për frymë prej më pak se 1,000 dollarësh .
Në vitin 1960, vendet me një nivel arsimor mesatar 8.3 vite shkollim ishin 5.5 herë më të pasur se sa ata me 2.8 vite shkollim. Nga ana tjetër, vendet që kanë rritur arsimimin e tyre nga 2.8 vite shkollimi,nga viti1960 me 8,3 vjet shkollim në vitin 2010 ishin vetëm 167% më të pasur. Për më tepër, shumë nga kjo rritje ndoshta as nuk i atribuohet edukimit, pasi punëtorët në vitin 2010 kanë pasur avantazhin e teknologjive që ishin 50 vjet më të avancuara se ato në vitin 1960. Është e qartë, diçka tjetër, jo arsimimi është i nevojshëm për të gjeneruar prosperitet.
Siç është shpesh rasti, përvoja e vendeve të veçanta është më demaskuese se mesataret. Kina e ka nisur me arsim më të ulët se Tunizia, Meksika, Kenia, apo Irani në vitin 1960, dhe ka bërë më pak progres se ata deri në vitin 2010. Por në drejtim të rritjes ekonomike, Kina i ka nxjerrë ato jashtë loje. E njëjta gjë mund të thuhet për Tajlandën dhe Indonezinë, krahasuar me Filipinet, Kamerunin, Ganën, apo Panamanë. Përsëri, rritja e shpejtë duket se e ka shtyrë diçka tjetër përveç edukimit.
Gjithashtu mund të flasim për përvojën brenda vendeve. Në Meksikë, të ardhurat mesatare të meshkujve të moshës 25-30 vjeç me një arsim të plotë filloreje ndryshon me më shumë se një faktor ndërmjet komunave më të varfra dhe atyre të pasura. Ndryshimi nuk mund të jetë i lidhur vetëm me cilësinë e arsimit, sepse ata që u zhvendosën nga komunat e varfra në ato më të pasura fituan edhe më shumë.
Ka dhe lajme të këqija për "arsimin, arsimin, arsimin": përpos arsimit ajo që vlen për gjetjen e një vendi pune është shumica e aftësive që dikush posedon. Në kompanitë moderne, më pak se 15% e pozicioneve janë të hapura për nivelet fillestare të punonjësve, që do të thotë se punëdhënësit kërkojnë diçka që sistemi arsimor nuk mundet dhe nuk pritet që t’ua ofrojnë.
Kur paraqiten këto fakte, entuziastë të arsimit shpesh argumentojnë se arsimi është i nevojshëm, por jo një kusht i mjaftueshëm për rritjen ekonomike. Por në këtë rast, investimi në arsim nuk ka gjasa për të ofruar më shumë nëse kushtet e tjera nuk funksionojnë.
Në fund të fundit, edhe pse vendi tipik me dhjetë vite të shkollimit ka të ardhura për frymë prej 30.000 dollarësh në vitin 2010, të ardhurat për frymë në Shqipëri, Armeni, dhe Sri Lanka, të cilat e kanë arritur këtë nivel shkollimi, janë më pak se 5,000 dollarë. Çfarëdo qoftë që i ka ndaluar këto vende që të bëhen më të pasura, sigurisht kjo nuk është mungesa e arsimimit.
Të ardhurat e një vendi janë të ardhurat e prodhuara nga çdo punëtor. Për të rritur të ardhurat, ne kemi nevojë për të rritur produktivitetin e punëtorëve. Dukshëm, "diçka tjetër", përveç arsimit, i bën njerëzit shumë më produktivë në disa vende se në disa të tjera. Një strategji e suksesshme e rritjes ekonomike duhet të kuptojë se çfarë është kjo gjë.
Mos u gaboni! Edukimi me sa duket e rrit produktivitetin. Por të thuash që edukimi është strategjia juaj e rritjes, do të thotë të shpërfillësh gjithkënd që tashmë ka mbaruar gjithë ciklet shkollore, pra gjithkënd mbi 18 dhe 25 vjeç. Është një strategji që injoron potencialin që është në 100% të fuqisë së sotme punëtore, 98% të vitit pasues, si dhe të një numri të madh njerëzish për gjysmë shekullin e ardhshëm. Një strategji e bazuar vetëm në edukim i dekurajon këta breza, duke i bërë të mendojnë se kanë lindur në kohë të papërshtatshme.
Ky brez është shumë i rritur për t’u bërë precedent për strategjinë e vet të rritjes. Nevojitet një strategji rritjeje ekonomike që do nxisë produktivitetin, duke krijuar burimet për të investuar më shumë në edukim për brezat e ardhshëm. Brezi ynë i detyrohet brezave të mëparshëm për strategjinë aktuale të rritjes, e cila nuk do të na çojë të gjithëve përsëri në shkollë!
*Ricardo Hausmann, ish-ministër i planifikimit të Venezuelës, Profesor i Praktikës së Zhvillimit Ekonomik në Universitetin e Harvardit, ku ai është edhe drejtor i Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar. Artikulli u botua në projectsyndikate.org