Mjaft me Jolezën, merruni me qeveritarët!

Nga Ilir Levonja- E kemi kapur me këtë Jolezën dhe po kënaqemi. Gallatë e madhe.
Joleza gjithë andej. Me tituj bombastik, Joleza godet. Quan Francën shtet fqinj. Ramën homologun e saj. Madje disa webe publikojnë edhe statutet e saja nga Fb apo Twitteri dhe i ndreqin drejtshkrimin.
Në fakt ky Fb na ka dhënë kaq mundësi sa nuk e di pse ngjiti qejfgallata shqiptare tek Joleza. Kjo është e çuditshme më shumë se sa enigmatike. Por me që po përmendim këtë, se si shkruhet shqipja. Përpara se t’ia kujtoni dhe ndreqni gabimet Jolezës. Ndreqjani qeveritarëve. Madje i shkruajnë statutet gjithë qejf, duke ia bërë shqipes në kokë nga mëngjesi në darkë.
Ose Vipave. I kemi me shumicë. Nuk e njohin ë-n fundore fare. Mos t’i futemi të tjerave. Sidomos në drejtim të huazimeve dhe përdorimit të tyre. Shikoni televizionet kombëtare. Rubrikat e profesionistëve.
Pastaj shikoni tabelat rrugore që adresohen dhe publikohen nga shteti. Me përgjegjës rrogtarë.
Fjalori i përçart i Jolezës.? Joleza ngryset këtu e gdhihet atje.?! Gallatë e madhe …? Me gjithë mend?
Këta bura shtetas tanë, duke filluar nga shefi i Jolezës, ndyejnë e shqyejnë gjithë ditën. Me gjuhë shqipe, me prag shtëpie. Gjithkënd që kanë përpara. Dhe ua mbushin plot xhepat rrogtarëve të papunë nga armata e anëtarëve. Të cilët besojnë në begatinë.
Flasin jo përçart, por absurdisht. Dhe rezultati, hiç gallatë nuk ka me ta. Kurse me Jolezën, ngjiti…, gallatë e madhe.
Godet sërish Joleza.
Joleza nuk gjuan me plumba. Nuk dëmton me përçartjen e saj. Nuk ka busulla orientuese, instrumente të shtetit, të lëvizjes së ekonomisë. Të sigurisë në vend.
Nuk cakton dhe bën kuvendarë njerëz që kërkohen nga drejtësia e vendeve në Europë. E tha ai, Blushi… do mbahemi mend se i ofruam Kuvendit të Shqipërisë njerëz me dosje krimi. Po ne jo që nuk u shqetësuam fare. Por kësaj here furinë e gallatës ia ngjeshëm Blushit.
Nuk ka asgjë Joleza. I ka ai që është pranë Jolezës. Që flet më përçart se Joleza. Kur i kujton pjeshkën Korçës. Ai qeveriu që citon Fishtën dhe pi kafe tek vila e Enverit.
Ai qeveriu që sot lavdëroi gjimnazisten, Ministren e Arsimit. Sepse atje në fshatin e Burrelit. Bënin mësim shembulllor në një haur nevojtoresh, fëmijët matjanë.
Ai qeveriu që siç pohonte sot një intelektuale, i kërkon një artisteje të popullit deklaratën e vejushës. Taksën e të ndenjurave, për stolin që po vendosnin poshtë pallatit të saj.
E përgojojmë, shkulemi së qeshuri me Jolezën…, që veç bjondillëkun ka truprojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?