Mjekra dhe mustaqet më të bukura, ndahen çmimet

Janë kurorëzuar burrat me mjekrën dhe mustaqet më të bukura në botë. Mijëra admirues të mjekrave janë dyndur në Austin, Teksas të dielën për të parë Kampionatin botëror të mjekrës dhe mustaqeve 2017. Fituesit u përzgjodhën nga një sërë kategorish si mustaqe, mjekër, mjekrat e pjeshme dhe të plota. “Best in Show” iu dha Jason Kiley mbrëmjen e së dielës për mustaqet më të përkyera. MJ Johnson mori vendin e parë në kategorinë e mjekrës, ndërsa Norbert Topf u kurorëzua si fitues i kategorisë së mjekrës së pjesshme. Michael Wollin fitoi në kategorinë e mjekrës së plotë 60 cm. Ndërsa Isaia Webb ishte në qendër të vëmendjes për shkak se kishte bërë një stilim mjekre që e bënte të dukej si qen.

SHKARKO APP