Mjeku Kalo apelon: Mos na shtyni përtej kufijve tona

Mjeku Tritan Kalo ka lëshuar një apel të fort ndaj shqiptarëve, të cilët nuk i binden urdhrit për mos dalë nga shtëpia, apo për të ruajtuar distancën nga njëri-tjetri, prej një deri në 2 metra.

Kalo që është pjesë e ekipit të Infektivitit në QSUT për të shëruar jetët e njerëzve të prekur nga koronavirusi ka publikuar disa foto në Tiranë që mund të cilësohen si alarm në këto kohë pandemia.


“Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë, 25 Mars 2020, ora 12:45.Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-1. .Ju lutem, më shumë respekt, më shumë dashuri e më shumë vlerësim për jetët tuaja. Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19”, shkruan Kalo në rrjetet sociale.

Më tej ai shprehet se kapacitetet në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato nuk janë të pakufijshme kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Ndërgjegjësohuni sa ende jemi larg kësaj sprove.Në të kundërt do të mbërrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihm.Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë. A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore? Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo moment, por mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë. Ju lutem!”, shprehet Kalo.

SHKARKO APP