Mjeku që i propozoi Bleonës, pas psikiatrisë i kthehet tenisit (Foto)

 

Dalip Gjoka, mjeku pediatër nga Burreli që u bw  i famshëm nw opinionin publik vetëm sepse i kërkoi publikisht martesë këngëtares Bleona Qereti, është rikthyer të mërkurën pranë familjes së tij, dy javë pasi humbi çdo kontakt me miqtë e afërt.

Vajza tij e madhe, Elda Gjoka, ka postuar një sërë fotosh në profilin e saj në Facebook, duke luajtur pingpong me të atin, pasi ata e ushtrojnë këtë sport profesionalisht.

 “Kush fitoi derbin mbetet mister…” Me anë të këtyre fotove, ajo ka dashur t’u tregojë miqve për gjendjen aktuale të babait të saj, pas një trajtimi mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Siç ajo vetë ka bërë të ditur me anë të statuseve të përditshme, Dalipi ka qenë duke u trajtuar pranë Spitalit Psikiatrik nr. 5 në Tiranë, edhe pse nuk u bë publike asnjë diagnozë e përcaktuar nga mjekët.

Në një nga statuset e saj për të atin, shkruan se: “As për gusto nuk na e ha qeni shkopin, dhe as për romantikë nuk na cenon dot njeri elegancën!”. Më tej ajo sqaron se, ”pasi të përfundojë e gjithë eksperienca e trajtimi i duhur, dhe i dashuri baba yni të ndiejë që të gjitha mundësitë përpara shpalosen për hir të mirëqenies së tij, dhe të afërmve e të shtrenjtëve të tij, do të ketë një deklaratë të vetme dhe finale nga familja Gjoka, që përmbyll këtë çështje njerëzore”.

Çështja e mjekut pediatër nga Burreli u kthye në një mister para dy javësh. Mëngjesin e së premtes ai kishte planifikuar të ishte i ftuar në “Zonë e Lirë”, por pati një konflikt në qendër të qytetit me vëllain e tij, M. Gjoka. Që nga ajo ditë, ai u transportua në Spitalin nr.5 në Tiranë nga familja e tij, duke humbur çdo kontakt me persona të tjerë.

SHKARKO APP