Mlladiç u përpoq ta “blinte” gjykatësin me një litër raki

I akuzuari i për krime kundër njerëzimit, gjenerali famëkeq serb, Ratko Mlladiç, i ka premtuar kryetarit të trupit gjykues të Tribunalit të Hagës, një litër raki pasi të “lirohet” nga aktakuzat e ngritura kundër tij.

Kështu së paku krimineli Mlladiç, i tha gjyqtarit Alphons Orie, pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtjes, Zharko Stojkoviç. Stojkoviçishte kumbar i dasmës së tij në Beograd më 16 korrik të vitit 1995, përkatësisht në kohën kur, sipas akt-akuzës, u ekzekutuan mijëra burra myslimanë në Srebrenicë të BonjçHercegovinës.

“Kur ju të më lironi, do t'ju qeras me një litër raki”, i tha gjyqtarit, gjenerali Mlladic, duke iu drejtuar atij “Shoku Ori”. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës së serbe, Mlladiç (73 vjeç) është akuzuar për genocid në Srebrenicë, persekutimin e myslimanëve dhe kroatëve në Bosnjë-­Hercegovinë, terrorizimin e civilëve në Sarajevë duke granatuar qytete dhe se kishte marrë peng disa ushtarë si pengje. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?