Modeli Shqiptar synon fitoren në “Men Universe Europa”
Bukuria Shqiptare gjithmonë është evidenti në konkurse bukurie, ku prezantimi nga djem dhe vajza të bukura i japin vendin tonë një mundësi për të ardhmen e atyre që synojnë botën e modës e të ekranit. I tillë është dhe ky i fundit, djaloshi nga Kosova që jeton e punon në Zvicër, Pajtim Mehmetaj është kualifikuar për në finalen e “Men Universe Europa 2016”.
Modeli shqiptar tashmë është renditur në dhjetë meshkujt më të bukur në “Miss & Mister Swiss Frankofone” dhe është i lumtur për këtë sukses që ka arritur deri më tani por synon dhe më shumë. Edhe pse ka javë përpara finales për Men Universe Europa 2016, ai shpreson në një paraqitje sa më të mirë pse jo dhe fitoren.
“Jam shumë i lumtur dhe nuk kam besuar se do të jem pjesë e kësaj finale”, është shprehur ai.
Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 14 maj në Bruksel, ndërkohë që të përzgjedhurit nga ky konkurs do të marrin pjesë në spektaklin botëror i cili do të mbahet në Republikën Dominikane.
“Unë pres njëherë të kaloj sa më mirë këtu. Do të mësoj edhe më shumë gjëra të reja të cilat ende nuk i njoh, pastaj presim përzgjedhjen e ri i cili na mundëson të marrim pjesë në spektaklin botërore”, ka thënë Mehmetaj.
E ndërsa dëshira e tij më e madhe është që të jetë pjesë e ndonjë agjencie ndërkombëtare që merret me model e pse jo kjo të fitohet gjatë konkursit në Republikën Domikane.
R.SH