Modelja me Sindromën Down, vishet nuse

Madeline Stuart është një modele 19-vjeçare nga Australia e cila ka lindur me sindromën Down. Ajo ka pasur një moment shumë të suksesshëm në karrierën e saj, modelimi në New York Fashion Week vjeshtën e kaluar dhe ka qenë në pistë sërish për këtë ngjarje gjatë pranverës së kaluar. Stuart është vlerësuar gjerësisht për përfaqësimin e komunitetin Down në botën e modës, që është e njohur për mungesën e diversitetit dhe përfaqësimit të njerëzve të ndryshëm.

Meg O’Connell, President i Përfshirjes Globale për Aftësinë e Kufizuar vlerësoi modelin, duke u thënë për The Telegraph se: “Njerëzit duan të shohin njerëzit si veten e tyre në mënyrë që reklamat dhe marketingu i personave me aftësi të kufizuara, të blejnë rroba, makina, shtëpi etj. Ata duan të jenë të përfaqësuara, si gjithë të tjerët; aftësia e kufizuar ka qenë një segment i harruar diversiteti”.

Së fundi Stuart ka qenë pjesë e një shërbimi fotografik martesor dhe ka ndarë disa nga fotot e realizuara në llogarinë e saj në Instagram. Ajo është shprehur se ndihet tepër e lumtur dhe krenare që është pjesë e këtij seti fotografik dhe që është veshur nuse. Të menjëhershme kanë qenë dhe reagimet mbështetëse ndaj fotove të 19-të vjeçares. Nëse do të shohësh profilin e saj në Instagram do të vësh re se ka një popullaritet dhe jetë mjaft aktive, duke përfshirë ushtrime në ndryshme në palestër, not dhe padyshim pjesën e modelingut dhe atë të fotomodeles.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshtati: Redjon Shtylla

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?