Modelja serbe: Ja lidhja ime 5-vjeçare me futbollistin shqiptar

 

Modelen serbe, Alisa Menkoviç është e dashura e futbollistit të Kombëtares, Berat Gjimshiti. Në momentin që një lidhje e tillë u mësua nga mediat shqiptare bëri një bujë të madhe, sidomos para ndeshjes ndaj Serbisë.

Në një intervistë për “Prive”, bukuroshja ka treguar se si është ndier pas kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2016” dhe njëherësh ka folur për lidhjen me lojtarin nga Lugina e Preshevës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka treguar se janë së bashku që prej pesë vitesh dhe janë duke e shijuar çdo moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Berati dhe unë jemi njoftuar përmes shoqes time më të mirë. I dashuri i saj gjithashtu luante për ‘FC Zurich’”,- ka thënë Alisa.

Modelja ka rrëfyer se ata ishin fillimisht miq dhe më pastaj vendosën të krijonin lidhje.

“Ai i frymëzon njerëzit që të jetojnë ëndrrat e tyre dhe kjo është ajo që ata duan, ai gjithashtu më frymëzon edhe mua”,- ka shtuar ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?