Modelja shqiptare mohon prejardhjen, thotë: Jam turke
Almeda Abazi, modelja dhe aktroja shqiptare, ka mohuar rrënjët shqiptare në një shou televiziv turk. Në emisionin televiziv “Para Bende” ka thënë se është turke, duku mohuar se është shqiptare. Në fakt, modelja “shqiptare” në një episod televiziv takohet në Nice të Francës me disa shitës të kombësisë turke, ku ajo para tyre prezanton veten si turke.
Formati i emisionit ka të bëjë me personalitet e njohura, të cilët duhet të kalojnë disa ditë duke punuar punë të ndryshme në shtetet e huaja për të fituar para për jetesë. Kujtojmë se 23-vjeçarja aktualisht është në lidhje me aktorin turk, Tolgahan Sayisman.