Momente prekëse kur kali qan në arkivolin e pronarit

Nuk janë vetëm njerëzit ata që ndjejnë dhimbje, por edhe kafshët. Dhe një kalë e provon këtë pasi ai shihet duke qarë në funeralin e pronarit të tij. Miqtë dhe familja e Wagner de Lima, u shokua kur kali i 34-vjeçarit, Sereno, vuri kokën tek arkivoli i tij dhe nisi të hungërinte me dhimbje.Sereno u dërgua në funeral nga vëllai i Wagnerit, Wuando de Lima sepse ai e dinte se ata të dy ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Wagner e donte shumë kalin e tij kështu që ishte e rëndësishme për familjen që Sereno të ishte aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Funerali, i cili i bë në Paraibam në veri-lindje të Brazilit, e la Serenon me zemër të thyer.

Wagner, i cili vdiq gjatë një aksidenti rrugor kishte marrë pjesë me Serenon në disa gara më kuaj, ku kishin fituar shumë çmime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?