Momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët (FOTO LAJM)

Ky është momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët e tij pas rënies së zjarrit në magazinën e një qendre tregëtare në kryeqytet. Kjo foto është kapur nga kamerat e sigurisë së qëndrës tregëtare.

32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi disa persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në magazinën e një qendre tregtare në kryeqytet ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala.

Sipas të dhënave që ka marrë grupi hetimor dyshohet se flakët u shkaktuan nga një masë në kabullin e neonëve. Shkëndijat kanë rënë mbi kutitë e mbushura me rroba sintetike dhe këpucë duke u aktivizuar menjëherë.

Punëtorët e magazinës kanë rrëfyer se rreth orës 15:00 ata ishin duke shkarkuar mallin nga një kamion kur ka rënë alarmi. Në magazinë janë futur rojet e sigurisë, mes të cilëve edhe Arjan Sala, të cilët kanë nxjerrë të gjithë punëtorët jashtë.

Arjan Sala ka marrë një bombol dhe ka tentuar të fikë zjarrin në vatrën e tij. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe ai nuk ka mundur të dalë.

Arjan Sala u gjet pas 3 ditësh pranë derës së emergjencës dhe u identifikua nga familjarët e tij. Ndërkohë ditën e sotme 32-vjeçari u shpall dëshmor i atdheut.

SHKARKO APP