Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Gjyqtarja pranoi sot se nuk ka asnjë provë

Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit paraditen e sotme në GJKKO, që kaloi për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi. Pas daljes nga Gjykata, Kryemadhi u shpreh se gjyqtarja pranoi sot se në dosje nuk ka prova dhe se gjyqi është politik.

Avokati është i indinjuar se kishte pritshmëri, unë nuk kisha asnjë pritshmëri te drejtësia e Edi Ramës. Tani do shohim Big Brother-in e Drejtësisë. Do ta shohin mjerimin ligjor të sistemit të drejtësisë. Një gjë të mirë bëri gjyqtarja, renditi 10 fakte që nuk i përmendi prokuroria. Akuzohem me Adrian Shatkun, por ai nuk është marrë në pyetje.

Analizën financiare e ka bërë një eksperte që dy javë pasi dorëzoi analizën, u kandidua për bordin dhe u përdor aty. Kjo është një drejtësi qesharake. Në Strasburg, zotit Meta i jep një shans të madh, edhe për të treguar miliona dollarë që janë paguar për një sistem drejtësie. Nuk jam e surprizuar, jam e bindur që është gjyq politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatin tonë në dorë nuk e ka as GJKKO, as prokuroria, por e kemi vetë në dorë. Është betejë në opinionin publik, beteja ligjore ka mbaruar. Beteja jonë është me vetveten dhe me Zotin, marrëdhënien tonë e kemi me Zotin. Sa i përket vendimit të sotëm, ishte vendim nën presion. Gjyqtarja pranoi se në dosje nuk ka asnjë provë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë prokurorët thonë akuzat janë perceptime. Unë di t’ju them që në dosje nuk ka asgjë. Tani do kënaqeni”, u shpreh Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?