Monika Levinski: Turpi nuk të shqitet për gjithë jetën
Kanë kaluar plot 18 vjet nga skandali seksual i Monika Levinskit me ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, por ajo ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të tregojë se përse kishte kaq kohë që nuk fliste për marrëdhënien e saj me ish-shefin, Clinton.
“Jam shumë e vetëdijshme për mënyrën si më shikojnë njerëzit. Në rastin tim, koha nuk shëron pikërisht gjithçka. Turpi të ngjitet përjetë si katran”.
“Sytë e publikut gjithmonë do të më shohin si e dashura e Bill Clintonit”, ka thënë ajo për “The Guardian”.
“Më duhet të pranoj se shefi im më ka shfrytëzuar, por dua të them se është fjala për një lidhje që e kemi pranuar të dy. Administrata e Clintonit, politikanët e tjerë dhe mediat më kanë keqtrajtuar”, ka thënë ajo më tej.
Levinsky ka përfunduar studimet për psikologji në Londër, ndërsa atje po jeton dhe punon prej disa vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

