Monologu brilant në Oscar; “Hollivudi është racist”

Në edicionin e 88 të çmimeve Oscar prezantues ishte përzgjedhur Chris Rock, një komedian Amerikan me ngjyrë, i cili gjatë hapjes së ceremonisë thumboi disi. Ai trajtoi një nga polemikat më të mëdha që rrethojnë çmimet: mungesa e diversitetit në industri, e theksuar nga fakti se kategoritë përfshijnë vetëm kandidatët e bardhë për të dytin vit radhazi. Chris Rock, akuzoi Hollivudin për racizëm në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ditën e dielë.

E pra, Rock mori kohën e duhur për të dhënë një nga monologjet më të mira në historinë e hapjes në cermoninë e Çmimeve OScar. “Unë numëroj të paktën 15 persona me ngjyrë në këtë montazh,” tha Rock kur u kthye në skenë pas shikimi të imazhe të filmave të mëdhej të vitit 2015. Ai përshëndeti të gjithë të pranishmit”, ku i quajti gjithashtu si çmimet Oscar ti distinuara vetëm për njerëzit e bardhë.

Me një përzierje të madhe të komedisë dhe realitetit Rock përmendi se nuk ishte viti i parë i çmimeve Oscar që kishte një mungesë të diversitetit. Por në dekadat e fundit, si në vitet 1960, tha ai, zezakët kishin probleme të mëdha.”Kur gjyshja juaj është plot gjallëri siç është një pemë në lulëzimin e saj, ju nuk jeni të shqetësuar në lidhje se kush aktor, regjisor, film fiton filmin më të mirë, por rëndësi ka ta fitojë një njeri i bardhë”, tha Rock në një prej momenteve më të guximshme. Rock pastaj e ktheu vëmendjen e tij drejt personaliteteve të fushës së aktrimit dhe të të drejtave, të cilët vendosën që të bojkotojnë çmimet Oscar të këtij viti si: Spike Lee, Al Sharpton, dhe Jada Pinkett Smith.

Lista e plotë e fituesve:

Filmi më i mirë: Spotlight

Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio (The Revenant)

Aktorja më e mirë: Brie Larson (Room)

Aktori më i mirë joprotagonist: Mark Rylance (Bridge of Spies)

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Alicia Vikander (The Danish Girl)

Regjisori më i mirë: Alejandro Inarritu (The Revenant)

Skenari më i mirë: Spotlight

Skenari më i mirë i përshtatur: The Big Short

Filmi më i mirë i animuar: Inside Out

Filmi më i mirë i huaj: Son of Saul (Hungari)

Kinematografia më e mirë: The Revenant

Kostumografia më e mirë: Mad Max: Fury Road

Dokumentari më i mirë: Amy

Montazhi më i mirë: Mad Max: Fury Road

Filmi më i mirë i shkurtër: Stutterer

Kolona zanore më e mirë: Ennio Morricone (The Hateful Eight)

Efektet vizuale: Ex Machina

SHKARKO APP