Morën fotot dhe videot personale të Elvana Gjatës, policia kap 4 adoleshentët

 

Vetëm pak ditë më parë Elvana Gjata ka rënë prè e një sulmi kibernetik nga 4 adoleshentë të cilët i vodhën këngëtares, adresat, password'et, fotot dhe gjithë informacionin personal që ajo dispononte në emër të saj.

Sipas Lapsi.al, artistja bëri denoncimin në polici dhe mësohet se me ndërhyrjen e ministrit Tahiri, prokuroria në bashkëpunim me policinë, kapën 15-vjeçarët të cilët janë proceduar në gjendje të lirë me akuzën e "hyrjes së paautorizuar në llogaritë personale" në bashkëpunim.

Nuk dihet nëse adoleshentët kanë ruajtur apo shpërndarë ndonjë foto, video apo mesazh privat të Elvanës në ndonjë vend sekret, megjithëse përpara oficerëve të policisë ata e mohuan një gjë të tillë.

SHKARKO APP