Mos bashkiakëve u ka rënë sëmundja e tërbimit?

Nga Ylli Dylgjeri/I keni parë besoj Kryetarët e Bashkive këtë jave në media.
Janë ndryshe. Janë zverdhur, transformuar e bërtasin në publik. Kanë dalë nga premtimet, projektet, dhe së fundi edhe nga mënd. Njëri i bërtet Presidentit të Republikës, tjetra i bërtet administratës e drejtorëve në media. Ndëkohë sot degjuam një tjetër kryetar, që në vend të krijonte mundesi për ti mbushur kuletën qytetarit i akërehej : ta fus në gojë kuletën! Nga Tirana, në Lushnje, në Girokastër të tëre po ulërasin. Ulërasin e kërcënojnë publikun që i ka votuar.
Një virus do ketë rënë. Të jetë virusi tërbimit.Po si shfaqet ky virus?

I nderuar lexues!
Tërbimi është një sëmundje virusale e rrezikshme e cila shfaqet shpesh në kafshë e që mund t’i transmetohet edhe njeriut. Në të kaluarën kjo sëmundje ishte e shpeshtë, sot takohet në raste të rralla. Vaksina e parë parandaluese e tërbimit u përgatit nga Lui Pastëri. Transmetues më të shpeshtë të tërbimit janë qeni, macja, dhelpra, ujku e lakuriqi i natës. Virusi hyn në organizëm nëpërmjet kafshimit nga kafshët që mbartin virusin.Vaksina kundër tërbimit prodhohej dikur në vend. Por sot jo.
Atë sot po e përgatit një tjetër Lui. Pa (i). Ai vjen nga diplomacia amerikane Fakti që po vonon vaksinimi, do të thotë se ende Lu-ja tjetër, ndryshe nga Lui Pasteri i parë, se ka pregatitur ende vaksinën e re për këtë vend. Tjetër formule, e tjetër dozë duhet këtu. Janë mbledhur kokë më kokë shkenctarët në vëndin e tij.Por deri tani s’ka sukses.
Gjithësesi, i bëjmë thirrje të shpejtojë. Sëmundja po zhvillohet,
po zhvillohet nga bashkia në bashki. Epidemija po gjallon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?