Mos ikni nga toka mëmë

Nga Zef Mulaj

Në Kosovë, qindra qytetarë po përpiqen çdo natë të sigurojnë një vend në një nga autobusët që udhëtojnë për në Serbi, prej nga pastaj në rrugë të paligjshme synojnë një jete më të mirë në vende të Evropës Perëndimore. Me mijëra persona e kanë lënë vendin vetëm gjatë muajve të fundit dhe lëvizjet e tilla për shumë njerëz janë shenjë e pakënaqësive në rritje me udhëheqjen politike të shtetit më të ri e më të varfër të Evropës.

MOS IK NGA TOKA MËMË

Edhe të varfrit në tokën mëmë

Sytë i shohin kaltërsi e shpresë

 

Në buzëqeshje pikon shije nëne

Aromë e saj të mbanë gjallë

Që është themel i gurit të parë

Aty ndien lumturinë që jeton

E larg ndien heshtjen e vdekjes

Pa erën e tokës që të mbulon

 

Në tokën mëmë është trupi

Me gjymtyrë me fruta dashurie

 

Toka e mbetur djerrë të mallkon

Dhe kur je larg saj të quan tradhtar

Aty është thesari i vjetër e i ri

 

Mos ik nga toka Mëmë

Ajo është gjaku i brezave

SHKARKO APP