Mos u besoni sondazheve!
Nga Frank Luntz
Kam qenë i pranishëm gjatë zhvillimit të çdo palë zgjedhjeve të përgjithshme britanike, që nga viti 1987. Këtë herë, unë s’mund ta kuptoj, sesi koalicioni aktual konservator, mundi të ketë rezultate kaq pozitive në zgjedhjet e 7 Majit – aq më tepër kur papunësia e ulët dhe besim i lartë ekonomik – ende mbeteteshin të lidhura me kundërshtarët e tyre laburistë muajt e fundit, dhe deri në prag të ditës së zgjedhjeve.
Natën e zgjedhjeve, unë më në fund e kuptova: sondazhet kishin gabuar. Dhe kjo është e para, nga 3 mësime të rëndësishme, që zgjedhjet britanike të së enjtes së shkuar, mund të na mësojnë neve në SHBA. Edhe pse shkenca e sondazheve, ka arritur saktësi të madhe, preferencat politike në të dyja anët e Atlantikut janë më të vështira për t’u matur, dhe publiku është më i ndryshueshëm se kurrë më parë.
Një paralajmërim për amerikanët mbi presidencialet e vitit 2016: Ajo që njerëzit thonë edhe 24 orë para votimit, mund të jetë krejtësisht e ndryshme, nga vullneti që shprehin në kutinë e fshehtë të votimit. Në udhëtimet e mia të fundit deri në fshatrat më të largët britanikë, u trondita sesi shumë njerëz nuk e dinin se kush ishin liderët e partive, apo se cilat ishin platformat e tyre elektorale. Pavarësisht kësaj, ata pohuan se kishin interes të mësonin për rezultatin.
Votuesit më thanë se s’mund të shqetësoheshin, duke ndjekur makinacionet e përditshme të kandidatëve – “ata në fakt nuk thonë gati asgjë”- por ata pohuan se “absolutisht” do të shkonin të votonin. Unë nuk u besova. Dhe e pata gabim. Pjesëmarrja në këto zgjedhje u rrit.
Nuk ka dyshim se arsyeja për këtë – dhe ky është mësimi numër dy – është se votuesit gjithnjë e e shpërqëndrojnë fokusin nga procesi politik, dhe i kushtojnë atij vëmendje vetëm në prag të zgjedhjeve. Ne e pamë këtë dukuri edhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA vitin e shkuar, falë një breshërie reklamash negative. Pres ta shoh këtë sërish këtë fenomen edhe vitin e ardhshëm.
Mësim i tretë, dhe në këtë pjesë unë kisha të drejtë, është një domosdoshmëri absolute “besimi” në qëllimet e zgjedhësve. Në pothuajse çdo sondazh parazgjedhor, konservatorët dhe laburistët ishin kokë më kokë në mbështetjen që gëzonin tek qytetarët, por në fund votuesit i dhanë liderit konservator, Dejvid Kameron një avantazh të madh, mbi rivalin e tij laburist Ed Miliband, mbi çështjen se cilin prej tyre besonin më shumë, për të drejtuar vendin.
Në fund, besimi është një parashikues shumë më i saktë i rezultatit të zgjedhjeve se çdo metrikë tjetër. Edhe pse Britania voton për anëtarët e parlamentit dhe jo kryeministrin, mungesa e besimit tek aftësitë e lidershipit të Miliband, e zhyti në fund partinë e tij.
Ky është një mësim i madh, në veçanti, për Hilari Klintonin, dhe ajo duhet të mbajë mend këtë, ndërsa përgatitet për paraqitjen këtë javë para Kongresit, mbi ngjarjen në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë në vitin 2012, si dhe përdorimin privat të komunikimeve të saj zyrtare, kur mbante detyrën e Sekretares Amerikane të Shtetit.
Ndërsa është shumë e vështirë të shfaqesh presidencial, kur betohesh në një tryezë dëshmitarësh, çfarëdo aluzioni mbi pandershmërinë apo një hap i gabuar që dëmton besueshmërinë, mundet fatalisht të dëmtojë fushatën e saj.
“Washington Post”