Moti i keq, ende i bllokuar aksi Theth-Breg Lumi

Moti i keq vijon të shkaktojë problematika dhe dëme. Në qarkun e Shkodrës vijojnë reshjet e shiut me intensitet kryesisht mesatar dhe herë pas here të lartë.

Ekipet e FA kanë punuar përgjatë gjithë ditës për hapjen e rrugës Theth-Breg Lumi, por nuk kanë mundur për shkak të errësirës, kështu që puna do të rifillojë nesër në mëngjes.

Problemet më të mëdha raportohet të jenë në furnizimin me energji elektrike. Në Malësi të Madhe raportohet për një shtyllë të energjisë elektrike të dëmtuar, ndërkohe po punohet për riparimin e shtyllës nga ekipet e OSHEE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesë energjie elektrike ka dhe në nënstacionet Koplik, Bajzë, Vukpalaj dhe sub. 35 kV. Nga strukturat e Mbrojtjes Civile në të gjitha bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?