Moti i keq i rrezikon jetën parashutistit, stuhia e hedh në fshatin Alarup! Policia shqiptare i vjen në ndihmë

Moti i keq i rrezikoi jetën një sportisti nga Maqedonia e Veriut, i cili po fluturonte me parashutë (paraglajder). Teksa ishte duke kryer fluturim në zonën e Shën Naumit, për shkak të stuhisë së erës ai ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në territorin shqiptar, duke rënë në fshatin Alarup të Pogradecit, por pa rrezik jete.

“Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nga ana e shërbimeve të DVKM Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në PKK Tushemisht, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut”, bëri me dije policia shqiptare.

Sportisti falënderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare konfirmoi se ‘mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?