Moti i keq, shërbimet e Policisë së Shtetit në gatishmëri të shtuar në terren

Strukturat e Policisë së Shtetit janë gatishmëri të shtuar në terren për shkak të motit të keq. Policia njofton se vijojnë patrullimet, monitorimi i zonave urbane dhe rurale për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në rast nevoje, si dhe për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Rreth 5500 punonjës të Policisë së Shtetit kanë qenë të angazhuar në territor duke mbështetur të gjitha strukturat për shkak të motit të keq. Ndërsa, janë 700 mjete të Policisë së Shtetit të cilat janë vendosur në dispozicion për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët në të gjithë vendin.

Për shkak të motit të keq dhe fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të moderojnë shpejtësinë dhe të telefonojnë në 112 në rast nevoje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?