Moti i keq, Vengu: Ekipet e emergjencave civile dhe FA-të të angazhuar në 12 qarqet e vendit

Moti i keq ka prekur Shqipërinë. Ekipet e emergjencave civile po vijojnë angazhimin maksimal në të 12 qarqet e vendit për koordinimin e punës në përballimin e pasojave të reshjeve intensive të orëve të fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se strukturat në terren janë duke monitoruar zonat me risk dhe po ndërhyjnë për normalizimin gradual të situatës.

”Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara, së bashku me të gjitha strukturat lokale, qendrore dhe bashkitë, për normalizimin e situatës, sigurinë e banorëve dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm”,-Vengu. Sipas autoriteteve, puna vijon në mënyrë të pandërprerë, ndërsa theksohet se institucionet janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë emergjente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?