Moti për sot, 5 tetor 2025, sinoptikanët parashikojnë reshje shiu, vranësira dhe erëra të forta në bregdet

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Paraditja do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash, ndërsa pas mesditës pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë territorin.

Duke filluar nga pasditja, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, fillimisht në Ultësirën Perëndimore, për t’u shtrirë më vonë në të gjithë vendin. Në disa zona të bregdetit, reshjet do të jenë në formë rrebeshi dhe të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi mesatare deri në 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave do të arrijë deri në 22 m/s, duke shkaktuar valëzim në detet Adriatik dhe Jon me forcë 5–6 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?