Moti sot, temperaturat zbresin nën zero gradë
Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarkun Dibër reshjet do të jenë mesatare.
Në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjera të vendit reshjet do të jenë kryesisht të dobëta. Reshjet do të shoqërohen herë pas here me shtrëngata.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 300 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të variojnë:
në zonat e ulëta: -2°C / 9°C
në zonat malore: -6°C / 6°C
KOHA JONË SONDAZH

