Motra e Erlës e quan Berishën injorant?!

Sali Berisha reagoi ashpër pas vendimit të gjykatës, që pranoi gjykim të shkurtuar për Konstandin Xhuvanin, i cili i shpëtoi kështu burgimit të përjetshëm.

“Të dashur miq, në një akt unik në historinë e dënimeve penale, Kostandini i Partisë, xhelati i vrasjes së 4­fishtë, nuk do dënohet përjetë. Gjykata në presionin direkt të egër të Edi Ramës ka vendosur sot të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar të Kostandin Xhuvanit që ekzekutoi 4 qytetarë në fillim të nëntorit të vitit 2014 dhe të përjashtoj kështu dënimin me përjetë”, shkruante Berisha dy ditë më parë.

Por, Ilenja Mëhilli, motra e Erlës, e cila vazhdon të jetë sekretare personale e Berishës, ka një tjetër mendim. Ajo thotë se akuzat e opozitës janë injorante.

“Sapo lexova disa komente në lidhje me njohjen nga Gjykata të gjykimit të shkurtuar të kërkuar nga Kostandini. O intelektualë të djathtë informohuni para se të shkruani budallallëqe. Gjykata është e detyruar të pranojë gjykimin e shkurtuar, cilido të jetë ai që ta kërkojë. Gjykata nuk ka nevojë të marri urdhra nga Edi Rama. Është e detyruar ta njohi këtë të drejtë të parashikuar nga kodi i procedurës penale. Dhe po ua thotë një që është super e djathtë. Opozita ka rëndësi, por jo kur është injorante”, shkruan Ilenja në Facebook.

Ta ketë pasur për Berishën vallë, se publikisht vetëm ai reagoi nga opozita për këtë vendim?!

SHKARKO APP