Motrat fituan 350 mijë euro në lotari, por e shkatërruan gjatë festës
Dy motra në Solihul, Britani kanë grisur aksidentalisht letrën e lotarisë, në të cilën kishin fituar 350 mijë euro, ndërsa po festonin për të. “Kur kuptuam se kishim fituar, ne po kënaqeshim me njëra-tjetrën duke bërtitur e kërcyer. Lotaria ishte palosur në xhepin tim dhe kur u hodhëm në ajër, u gris,” – tha 46-vjecarja, Lucy. Pasi qëndruan në një muaj pritje prej kontrolleve, ajo dhe motra e saj më e vogël, Annie e vërtetuan fitoren dhe arritën të merrnin paratë. Edhe pse pati një eksperiencë të tillë nga kjo fitore, të dyja nuk shqetësohen aspak dhe janë të lumtura për gjithcka. Ato kishin blerë një biletë 5 euro në një dyqan, e cila rezultoi fitimtarja duke sjellë gëzim në familjen e të dyjave.