Motrat Hoxha nxjerrin në shitje rrobat e tyre të përdorura

 

Motrat Hoxha janë të njohura për veshjet e tyre të veçanta, marka nga më të njohura dhe brande nga më të shtrenjtët. Lori, jo vetëm është një nga blogeret më të suksesshme të modës në Shqipëri, por prej kohësh, ajo është edhe stiliste personale e disa prezantueseve televizive. Megjithatë, me të gjithë morinë e veshjeve, motrat Hoxha së fundi kanë vendosur ta përditësojnë gardërobën e tyre, duke nxjerrë në shitje një pjesë të saj. Disa veshje dhe aksesorë të përdorur, motrat i kanë postuar vazhdimisht edhe në rrjetet sociale. Ndërsa tani kanë vendosur që disa prej tyre t’i shesin me çmime të arsyeshme. Lajmin e ka bërë publik Sara Hoxha, e cila, nëpërmjet profilit të saj në Instagram, lajmëron se si ajo, ashtu edhe e motra, disa prej veshjeve të tyre kanë vendosur t’i shesin. Një pjesë e të ardhurave që do të mblidhen nga shitja, lajmëron Sara, do të shkojnë për bamirësi. Shitja e artikujve do të mundësohet nëpërmjet faqes online “Depop.”

SHKARKO APP