Moti për sot, parashikohen vranësira të dendura dhe reshje shiu, erë e fuqishme në bregdet

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pas orëve të mesditës priten kthjellime të përkohshme. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore reshjet do të jenë hera-herës deri mesatare. Pas orëve të mesditës, reshjet do të humbasin në territor dhe do të izolohet në relievet malore, duke ndërprerë gradualisht.

Era do të fryjë nga juglindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht në atë jugperëndimor, mund të arrijë deri në 12 m/s, duke shkaktuar valëzim të forcës 1-2 ballë në dete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?