”Muaji i bekuar”, Rama ndan fotoalbumin e darkës së Iftarit
Kryeministri Edi Rama shtroi iftarin tradicional në muajin e shenjtë të Ramazanit, në nderim të kësaj periudhe reflektimi dhe solidariteti. Rama ndau sot një fotoalbum nga mbrëmja e djeshme ku shtroi Iftar së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama.
Në iftar morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomatë, personalitete të jetës publike dhe figura të ndryshme publike, duke e kthyer iftarin në një moment simbolik bashkimi dhe dialogu. Në fotoalbumin e publikuar shfaqet atmosfera e ngrohtë rreth sofrës së iftarit, ku të pranishmit u mblodhën për të ndarë këtë moment të rëndësishëm të muajit të Ramazanit, në një frymë respekti, bashkimi dhe solidariteti.
Rama dhe bashkëshortja e tij iu bashkuan besimtarëve në këtë darkë tradicionale, që shënon përfundimin e agjërimit ditor gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.
KOHA JONË SONDAZH

