Muxhahedinë dhe akullore

Nga Ilir Levonja – Termometrin shqiptar e ka ngritur lart një shprehje entuziaste e ish-Kryeministrit Majko, nga Parisi i 2014. Unë jam muxhahedin…! I qoftë rruga e ndërgjegjësimit, e butë. Sepse në të vërtetë, referuar sojit që i përket Majko. Shqiptarët politikanë janë muxhahedinë të gjithë. Dhe me siguri një ditë do të kërkojnë strehim diku. Ndofta edhe nga kjo pandehmë, nga kjo paranojë, ata janë entuziastë në vjeshtat e botës. Dhe muxhahedinë në dimrin e tyre. Madje të përjetshëm. Kanë qënë, janë…, dhe fatkeqësisht duket se do të mbeten të tillë. Dhe memoria aty është. Pavarsisht se muxhahedinët…, deri më sot duket sikur kërkojnë ndryshimin.

Nuk ka të bëj aspak me faktin humanitar të strehimit. Një popull bën mirë që hap derën njëriut që degdiset. Njeriut që përndiqet. E bëri bota me ne gjatë kohërave. Dhe po e bën akoma. Edhe pse tek-tuk, diku andej, shpërndarë, ne jemi për pritësit, muxhahedinë. Ashtu sikur për të tjerë njerëz punëtorë e të ndershëm.

Dhe nuk po u futemi shpjegimeve, mbi prejardhjen, historinë e tyre në Iranin e Jetollah Komeinëve, pasi origjinën e ardhjes në pushtet të gjithë e kanë pikërisht nga të ashtuqujturat luftra të shenjta. Të nisura nga ekzilet, nga debimet, apo dhe përndjekja e shoqi-shoqit. Po në fund të fundit kështu ka ekzistuar pushteti. Këtë e tregojnë dramat nga antikiteti e deri në ditët moderne.

Veçse entuzizami i akulloreve të muxhahedinëve shqiptarë në Paris, është një rit banal i hipokrizisë së radhës. Ata që rrinin në këmbë dhe duartrokisnin ish kryeministrin tonë, mbase kanë kujtuar se Shqipëria i ka hedhur tutje përgjithmonë, kulturën e juntave politike apo fetare. Ato të impulsuara nga platformat e grupeve me bazë gjoja luftën e shenjtë. Që në botën perëndimore shqiptare, përkthehet lufta për demokratizimin e vendit. Hapjen e tij me botën, aleat besnik i vendeve të mëdha etj. Rritja e mirëqënies dhe nxjerrja në pah e vlerave të kombit shqiptar.

Mirëpo kanë pas koke një mori zullumesh. Madje aq sa të qeshur, aq edhe vrastarë. Aq edhe kalorës të xhihadit politik.

Që t’ja themi shkoqur njëri-tjetrit. Shqip…, muxhahedinët janë opozitarë të regjimit. Persia e madhe nuk ka gjetur kurrë paqe veçse përmes diktaturave. Kjo për rrjedhojë logjike të kulturës politike. E cila i ngjan formës së qeverisjes patriarkale. Por me metoda grupi. Aty nga Parisi e filluan ngritjen edhe ata që qeverisin sot Iranin e madh, pra shpura e Ajatollah Komenit, pra klasa komeniane. Ndofta aty shpresojnë ta fillojnë edhe muxhahedinët e radhës, opozitarët e radhës për demokratizimin e vendit e tyre. Këta që i përkrah të cilëve u identifikua Majko. Me fjalët e Kenedit, me zërin doktor Luter Kingut.

Në fakt është ironi e fatit njerëzor identifikimi shqiptar me përndjekjen. Kjo përndjekje ka rezultate të hatashme në copëtimin e Shqipërisë. Edhe pse sot e kësaj dite, gjerorja e edukimit, e arsimimit, e historisë etj…, ia mvesh me shpatë koke armikut të huaj. Edhe pse fabulën e Skënderbeut, atë të tufës së thuprave, e kemi si temë të parë në gjoja unitetin shqiptar. Ne kemi qënë dhe jemi muxhahedinë.

Me aq entuziazëm sa i folëm iranianëve opozitarë, nga vjeshta e Parisit 2014, i bie që në Shqipëri sot. Të ishin hapur dosjet e krimeve, të përndjekjeve, persekutimeve, shfarosjes etj. Të ishte kërkuar një ndjesë publike të paktën po e përmbledhim me një emër opozitarizmin si ekzistencë përmes Musine Kokalarit. T’i ishte kërkuar ndjesë, besimit në Zot, etërve françeskanë. E sa e sa të tjerë…?

Në Amerikë ka një shprehje Pandi. Me që fole si Kenedi. Drejto i frymëzuar nga shembulli. Dhe unë të kuptojë se duke i munguar referenca politikës shqiptare, përdorim emrat nga bota e madhe. Dhe kjo është e trishtueshme, shembulli i munguar në politikën tënde.

SHKARKO APP