Muxhahedinët iranianë që jetojnë në Shqipëri (Video)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2cWPxHVgefQ” width=”560″ height=”315″]
Sabire është një ndër muxhahedinët iranianë, të sjellë në Shqipëri sipas një marrëveshjeje ndërshtetërore me Uashingtonin për arsye humanitare, që u siguron atyre strehimin.
Top Channel ka realizuar një bisedë me dy gra muxhahedine dhe burra muxhehedinë. Për shkak të rrezikimit të jetës, ajo – si gjithë të tjerët – përpiqet t’u shmanget filmimeve për të ruajtur identitetin, ndërsa si luten të mos nxirret asnjë e dhënë për vendin ku jetojnë.
“Jam kundër fundamentalizmit në Iran. Për mua ishte shumë e rrezikshme të jetoja atje, sepse qeveria iraniane ekzekutoi shumë nga miqtë e mi. Unë nuk mund të kthehem në Iran, sepse aty ka diktaturë. Kam qenë mësuese në Iran, e nëse do të jetoja atje, do të më arrestonte regjimi i ajatollahëve për të më ekzekutuar, sepse shumë nga miqtë e mi – siç ju thashë – janë vrarë”, thotë muxhahedinja Sabire.
Gruaja, e cila përmend shpesh se është një refugjate politike, jeton në periferi të kryeqytetit, në një ambient të marrë me qira. Ndërkohë, në një zonë tjetër po periferike, TCH takon sërish muxhahedinë.
Fillimisht ata na presin me çaj, mbase siç e do tradita e vendit të tyre. Por edhe për ta, kamera do të thotë ekspozim e për pasojë rrezik.Por ndërsa Amir shfaqet tepër i shqetësuar, shoku i tij Farah pranon të bisedojë, por me një ndryshim, më së shumti është ai që na pyet se kush jemi dhe çfarë duam.
Grupi i parë prej 210 muxhahedinësh u soll në Shqipëri në vitin 2013. Prej atëherë dërgesat kanë qenë të herëpashershme. Në Rinas, përmes Ministrisë së Brendshme, raportohet se nga janari 2015 deri në janar 2016 janë sjellë në Shqipëri 524 muxhahedinë.
Por duket se marrëveshja amerikane me Iranin i ka vendosur të gjithë në një situatë të sikletshme. Shqipëria ka ofruar zgjidhjen dhe një oazë të përkohshëm paqeje për këtë komunitet tashmë të padëshiruar nga të gjithë.