Muzgu në Tiranë me mozaik dritash dhe ngjyrash, Rama poston videon unike

Perëndimi i diellit mbrëmjen e sotme në Tiranë ofroi pamje me ngjyra të ngrohta, duke krijuar atmosferën e ëmbël vjeshtore.

Kryeministri Edi Rama poston pamje droni nga Tirana nga ku kryeqyteti duket si një mozaik dritash i rrugëve dhe ndërtesave ku dallon bulevardi qendror dhe Piramida. Tirana vitet e fundit është kthyer në një destinacion tërheqës për turistët, pasi mund të gjesh pothuaj të gjitha format e turizmit, nga ai kulturor, historik, arkitekturor e kulinar, e deri tek turizmi malor duke udhëtuar për pak minuta larg zonës urbane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?