‘Na kujton Enver Hoxhën, por nga bahçja dolën hithra’, Rama, komentuesit: Ai ka lënë Saliun pas (07:35 , 01/06/2017) 0 Komente
Pas publikimit të një video teksa bisedonte me një punëtor ndërtimi, lumë komentesh kanë nisur në drejtim të tij, ndërsa të shumë kanë qenë ata që e kanë kritikuar.
Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili i sugjeronte Ramës që t’i jepte personit në video 50 euro, apo dhe krahasimi i dikujt tjetër që i bëri kryeministrit me diktatorin Enver Hoxhën.
KOMENTUESI 1: Edi Rama o jepja nje 50€ se ka femijet pa bukë ai, ska hall te dale ne kamer me ty
RAMA: Ti i merr te keqen atij, s’ka nevoje per lemoshen e loteve te tu te krokodilit as ai dhe asnje njeri punetor si ai! Ti o cun je akoma ne fazen kur te duket vetja si star po te dalesh ne fotografi me nje gote Campari?
KOMENTUESI 2: Eh cna ngjalle Dullen prap o Edo…. Dhe ai fiks si ty,,Shqiperia bahce me lule por na dolen hithra…
RAMA: Beno, bahcen nuk e di ku e sheh te une ti, po une tek ti shoh nje njeri punetor qe ben catia dhe mjafton ta mendosh sa te duhet ty per te bere nje cati per te kuptuar sa duhet per te bere shtet? Respekte dhe lere Dullen se ka 30 vjet qe na ka lene Saliun mbrapa.