Nafta, rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare reflektohet direkt në Shqipëri
Çmimi i naftës fillon të rritet përsëri. Në tregjet e shitjes me pakicë vihet re se brenda pak ditëve nafta ka pësuar një rritje të çmimit me 6 deri në 8 lekë për litër.
Kështu një litër naftë nga 160 lekë aktualisht shitet me 166 deri ne 169 lekë natyrisht kjo ndryshon në varësi të pikave të karburanteve.
Tendenca në rritje e çmimit të karburanteve në Shqipëri lidhet me faktin e rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare ku për herë të parë gjatë 2015 një fuci naftë kapi nivelin e 60 dollarëve.
Ajo që vlen të theksohet është fakti se tregjet shqiptare reflektojnë menjëherë rritjen e çmimit në tregjet ndërkombëtare por nuk reflektojnë aspak uljen.
Kështu kanë mjaftuar vetëm pak ditë nga vlerësimi i naftës në tregjet ndërkombëtare dhe kjo tashmë është reflektuar në Shqipëri.
Sipas ekspertëve kjo tregon mosfunksionimin e tregut pasi pikat e karburanteve nuk mund ta reflektojne kaq shpejt rritjen e çmimit duke qene se kanë rezerva.
Rritja e çmimit e naftës do të thotë që qytetarët shqiptarë tashmë do të shpenzojnë më shumë para për të mbushur automjetin e tyre me karburant.
Që nga janari, shpenzimet e ulëta të kësaj iindustrie kanë ndikuar në përmirësimin e çmimeve me më shumë se 30%.
Ndërkohë që rritja e papritur e ekonomisë në tre mujorin e fundit te 2014 ka ndikuar në uljen e çmimit nga 115 ne 45 $ për fuci e konsideruar si më e ulta në 6 vitet e fundit.