Nafta Shqipëria, çmimin më të lartë në rajon, Maqedonia e ul sërish

 

Nafta evropiane e tipit “brent” e cila vjen edhe në Maqedoni sot arriti çmimin më të ulët në 11 vitet e fundit, informon “Asocieted Press”. Në tregtimin e sotëm, nafta e detit verior për porosi në janar u lëshua në çmimin prej 36 dollar e 29 cent.

Në raport me tregtimin e të premtes, çmimi është më i lirë me 59 cent. Nafta amerikane tregtohet me çmim 34 dollar e 37 cent.

“Zhurnal” shkruan se, sipas të gjitha gjasave do të ketë ulje çmimesh me të paktën 2-3 denar për litër sidomos tek benzina.

Ulje çmimi pritet të pëspjë edhe nafta. Por e kundërta vijon në Shqipëri, ku pavarësisht se nafta në bursë ka rënë në 36 dollarë, çmimi vijon të mbetet më i larti në rajon.

SHKARKO APP