Nard Ndoka provokon me kërcime latine, Robert Alia: Të dua me tanga

Politikani i njohur Nard Ndoka ka befasuar sot pinion publik me një tjetër pasion të tij, atë të kërcimit.

Por ndryshe nga sa mund të mendoni, ai së bashku me partneren në skenën e Dance With Me, Greta Koçin ka bërë një kërcim latin me skena mjaft të nxehta dhe provokuese. Si rrallë herë në skenë shikojmë politikanë që ‘zhveshin’ kostumin e deputetit dhe shpalosin shpirtin artistik. Kërcimi i Nardit dhe Gretës ka ngritur sallën në këmbë duke brohoritur “Nardi, Nardi”. Ndërkohë Robert Alia i ka kërkuar Nardit të veshë tanga gjatë performancave të tij. “Nuk ke tanga, nuk ke nota të mira,”-i ka thënë Roberti Nardit.

SHKARKO APP