NASA në vitin 2030 do nis njërëz në Mars

Nasa ka diskutuar një mision për në Mars prej kur astronautët aderuan në hënë, dhe për shumicën e njerëzve udhëtimi për në planetin e kuq mund të duket vetëm ëndërr.

Por, ish administratori dhe astronauti i NASA, Charles Bolden ka thënë se inxhinierët tani janë më afër së kurrë realizimit të kësaj ëndrre.

Ai tha kohët e fundit për Kongresin se përdorimi i energjisë termo-bërthamore është mënyra më efektive e dërgimit të njerëzve në Mars, dhe beson se njerëzit do të arrijnë në këtë planet deri më 2030, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për CNBC, Bolden tha: “Ne mendojmë se jemi në trajektoren e duhur për t’i dërguar njerëzit në Mars deri më 2030”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se është i bindur se “Udhëtimi për në Mars” i NASA do të realizohet, duke shtuar se ky mision është shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë planetin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?