NASA zbulon se ka shtëllunga avulli në sipërfaqen e Europas

Emrat më në zë të agjencisë amerikane të hapësirës dolën në një telekonferencë për të dhënë lajmin se; prova të reja dhe më bindëse për ekzistencën e një mega-oqeani nën sipërfaqen e akullt të Europas.

“Kemi mundur të kapim pamje shtëllungash avulli në sipërfaqen e Europas. Ky është një zbulim i rëndësishëm pasi në të ardhmen do të na lejojë të kërkojmë për gjurmë jete në këtë satelit të Jupiterit, pa patur nevojë që të shpojmë qindra metra korracën e akullt që mbulon sipërfaqen e tij”, deklaroi udhëheqësi i studimit, William Sparks.

Shtëllungat janë vënë re në polin jugor të satelitit dhe vetëm njëra, por edhe kandidatja më potenciale për t’u vizituar nga njeriu apo robot, është parë në pjesën veriore të Europas.

“Mendojmë se këto shtëllunga janë avuj uji, ose copëza të imta akulli, sepse kështu është e ndërtuar Europa, e akullt”, thotë Sparks. Europa është njëri ndër 67 satelitët e njohur të Jupiterit, planeti më i madh i sistemit tonë diellor.

SHKARKO APP