Ndahet Aurela Hoxha, fund lidhjes pas 15 vitesh

Aurela Hoxha është zyrtarisht beqare. Modelia seksi është ndarë nga i fejuari i saj me të cilin kishte një marrëdhënie stabël prej 15 vitesh, që nisi kur bukuroshja ishte ende gjimnaziste. Megjithëse ajo është treguar gjithmonë tejet e rezervuar sa i takon jetës personale, të gjithë e kanë ditur se Aurela ka një lidhje serioze dhe më shumë se sa për ndarjen, njerëzit prisnin të dëgjonin për martesën e saj. Mirëpo nuk shkoi kështu. Burime pranë çiftit thonë se ata janë ndarë përfundimisht e nuk jetojnë më bashkë në të njëjtin apartament. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në prishjen e fejesës së modeles seksi me biznesmenin, po me siguri pas këtij lajmi Aurela do të marrë menjëherë statusin e një prej beqareve më të dëshiruara në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?