Ndahet pasuria e David Bowie
Kantautori David Bowie para se të largohej nga kjo jetë i ka lënë familjes së tij një pasuri që arrin vlerën e 100 milionë dollarëve. Bowie gjysmën e pasurisë ia ka lënë gruas së tij Iman, po ashtu i ka dhuruar dhe shtëpinë në New York, ku ata kaluan një pjesë të mirë të jetës. Ndërkohë pothuajse gjysma tjetër e pasurisë është ndarë mes vajzës dhe djalit të tij. Po ashtu një pjesë të pasurisë që arrinte diku te 2 milionë dollarë ai ja kishte lënë asistentit personal Corinne Schwab dhe 1 milion dollarë ish-dados Marion Skene.
Mediat botërore njoftuan se ditën e premte testamenti i tij u bë publik në një gjykatë në Manhattan nën emrin ligjor të Bowie, David Robert Jones. Këngëtari vdiq më 10 janar në moshën 69-vjeçare, pas një beteje me kancerin.