Ndalimi i monopatinave, ministrja e Brendshme: Masë e nevojshme për sigurinë e qytetarëve
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mbodhi në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore.
Koçiu u ndal te pezullimi i lëvizjes me monopatina, ku tha se “erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre”.
“Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.
Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë:
standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara, si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.
Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”, shprehet ajo.
KOHA JONË SONDAZH

