Nderimi për Cruyff dhe banderola “hebrenjtë me kancer”, alarmohet Holanda
Vetëm pak ditë më parë falënderoi të gjithë tifozët dhe botën e futbollit, shtypin dhe klubet botërore për mbështetjen që i kishin dhënë, por jo të gjithë në Holandë duket se e duan Johan Cruyff. Gjatë ndeshje Vitesse-Ajax, një tifoz i skuadrës vendase ka nxjerrë në stadium një banderolë ku shkruhej “JHK”, “Joden Hebben Kanker”, në shqip: “Hebrenjtë kanë kancer”.
Një referim i qartë për tumorin në mushkri që holandezi deklaroi pak ditë më parë. Klubi i Vitesse menjëherë u distancua nuk kërkuar ndjesë për banderolën dhe ftoi tifozët të ndihmonin klubin të gjejë se cili është fajtori. “Do të bëjmë të pamundurën për të indetifikuar autorët e këtij akti rrugaçërie. Një sjellje e tij është e papërshtatshme,” – lexohej në komunikatën e klubit holandez.
Edhe Federata Holandeze e Futbollit ka nisur kërkimin. “Futbolli mi dha të gjitha, duhani më mori gjithçka,” – tha Johan Cruyff në fund të javës së kaluar kur deklaroi publikisht se ishte i sëmurë me kancer në mushkri dhe në moshën 68-vjeçare do të luajë ndeshjen më të vështirë të jetës. Cruyff konsiderohet si një nga futbollistët dhe trajnerët më të mirë të historisë së futbollit botëror, “legjendë” e Ajax dhe Barcelona.