Nderohen efektivët që arrestuan autorin e ma*akrës, kryebashkiaku Beci: Treguan guxim dhe përkushtim

Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci tragjik nga atentati mafioz i ndodhur më 8 shtator në një lokal në qendër të Shkodrës. Këtë të enjte inspektorët që arrestuan autorin e masakrës, janë nderuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci shkruan që efektivët treguan profesionalizën, guxim dhe përkushtim.

”Vlerësim i merituar për efektivët e Policisë së Shkodrës që arrestuan autorin e masakrës në lagjen “Qemal Stafa”.

Inspektorët Samet Qotaj, Arlind Mehmeti, Rigers Sekja, Kristi Koçeku, Izmir Lamkollari dhe Xhuljo Hafëzi u nderuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në prani të Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vlerësim është dëshmi e profesionalizmit, guximit dhe përkushtimit të strukturave të Policisë sonë, njerëz që nuk kursejnë as jetën për të mbrojtur qytetarët”,-shkruan Beci.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?