Ndërtimet pa leje, Kryeministri Rama: Arkitektët do të ngarkohen me përgjegjësi ligjore nëse devijohet nga plani

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mbajtën sot një konferencë për mediat.

Në fokus të kësaj konference janë masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit si edhe ndëshkimin e ndërtimtarisë së paligjshme.

Në nisje të fjalës së tij, Rama foli lidhur me sektorin e ndërtimeve, ndërsa paralajmëroi se arkitektët që do të merren me ndërtimet, do të kenë përgjegjësi ligjore nëse devijojnë nga plani që mund t’u kërkohet nga ndërtuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam bindjen që do na japë rezultate të konsiderueshme, pasi krijon kushtet për disiplinimin e të gjithë procesit të ndërtimit, jo vetëm lidhur me ndërtimet pa leje, por edhe me ndërtimet me leje, që rëndom bëhen shkak deri për situata të vështira për njerëzit që paguajnë për të blerë një shtëpi dhe pastaj hasin pengesa deri edhe pamundësinë për të regjistruar shtëpinë e tyre si pronë të patundshme, apo pamundësinë për të hyrë në shtëpi”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore, përmes përfshirjes detyruese me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve. Për shkak se arkitektët janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime nga projekti dhe ndërkohë nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime të vazhdueshme në procesin e ndërtimit duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit dhe duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ndjekjes së projektit, bëhet e pamundur që çfarëdo presioni nga ndërtuesi të funksionojë mbi arkitektin pasi në rast se arkitekti i ikën përgjegjësisë është ai që paguan pasojat. Po ashtu, një tjetër risi është formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përgjegjëse dhe mbikëqyrëse para fillimit të çdo punimi, që procesi të jetë i gjurmueshëm dhe i dokumentuar”, shtoi më tej Kryeministri.

Rama tha se një tjetër pikë ku do të ketë ndryshime, janë hapësirat publike.

“Deri sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor. Kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private, për një godinë e cila u jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull nuk është më pronë private, por publike.

Të jenë të qartë ata që sot janë zaptues, por dhe ata gjykatës që në rastin më të mirë nga injoranca dhe më të keq nga para, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi padije, apo dhe të drejtë”, u shpreh Rama.

Ndryshimet në ligjin për kontrollin e ndërtimeve/ Rama paralajmëron ndërtuesit

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?