Ndërtimet pa leje, nga 1 shkurti dënimi nga 1 vit shkon në 5 vjet

Nga 1 shkurti i këtij viti, hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Penal, të cilat ashpërsojnë dënimet ndaj atyre që ndërtojnë pa leje. Ka qenë vetë drejtoresha e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, deri dje INUK-u, Dallëndyshe Bici, e cila ua ka rikujtuar dje publikisht një fakt të tillë gjithë qytetarëve. Bici u kujtoi pikërisht dënimin me burg të gjithë atyre që sipas saj, kanë ndër mend të vënë një tulle pa leje. “Më datë 1 shkurt hyjnë në fuqi ndryshimet për Kodin Penal, duke u hequr për ndërtimet e paligjshme koncepti i gjobës duke u zëvendësuar me ndërtimin e vetëm dhe jo alternativ, me dënimin me burg. Kemi ndryshime edhe masën e dënimit nga një vit ka shkuar në 5 vjet duke shtuar edhe konceptimin e pasojave të rënda si në tokë private ashtu edhe tokë shtetërore. Dënim është parashikuar me burg deri në 3 vjet edhe ata që ndihmojnë në ndërtimin paleje, duke pasur parasysh këtu sipërmarrësit, ndërtuesit apo zbatuesit e punimeve ”, tha Bici.

 

DËNIMET

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

5

Vjet burg për atë që ndërton pa leje, si në tokë private, ashtu edhe në tokë shtetëror

 

3

Vjet burg për atë që ndihmon dikë të ndërtojë pa leje, në tokë private ose shtetërore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?