Ndërtimi në krizë – Fier, bie me 60 për qind blerja e apartamenteve të reja

Kërkesa për sheshe të reja ndërtimi në Fier ka arritur nivelin zero, për shkak se sektori i ndërtimit ndodhet në krizë. Apartamentet e reja kanë mbetur të pashitura, ndërsa biznesmenët ankohen edhe për korfiçinetin e ulët të shfrytëzimit të sipërfaqeve të ndërtimit. Duket se emigrantët dhe fermerët tashmë po investojnë në bujqësi e në blegtori e jo në blerje apartamentesh.

Tërheqja e investitorëve në sektorin e ndërtimit në Fier sa vjen e thellohet, ndërsa mësohet se kërkesat për leje dhe sheshe ndërtimi ka shkuar në nivelin zero. Sipas komunikimit mes sektorit të ndërtimit dhe Dhomës së Tregëtisë në Fier, ka ende me qindra apartamente të ndërtuara në 4 vitet e mëparshme që nuk janë shitur, pohon kreu I dhomës së tregëtis në Fier Shezai Çobaj.

Kompanitë ndërtuese janë të frikësuara nga kriza financiare si dhe nga  norma e ulët e fitimit për  faktin e vendosjes së rregullave  të reja urbane si dhe nga koeficentin e ulët të shfrytëzimit të shesheve për ndërtim

Lajmi i mirë në gjithë këtë situatë problematike, është se emigrantët dhe fermerët janë duke investuar në bujqësi e blegtori dhe jo në blerjen e apartamenteve.

SHKARKO APP