Ndoka: Lidershipi i PD nuk e ka të qartë realitetin në bazën demokrate, Berisha si UFO!
Nard Ndoka, kryetar i PDK, thotë se Berisha nuk e ka të qartë realitetin në terren, pra në bazën e PD, ku ka mosbesim, shkurajim.
“Me këtë Kod Zgjedhor, e djathta nuk mund të fitojë më. Për fat të keq, edhe sot PD-ja nuk e artikulon këtë realitet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që t’i përgjigjet realitetit, por hyn në pazare me PS. Prapë do ja fus Rama, këtyre të PD. E dyta, sot PD-ja mblodhi Këshillin Kombëtar pas 6 muajsh. Këshilli duhej mbledhur para se të niste Parlamenti”, tha fillimisht Ndoka. Duhej analizë pse po vazhdon humbje pas humbje, si mund të dilet nga kjo krizë identiteti e PD.
Me tej ai shton se “Opozita duhet të ngrinte aksionin e vet politik. U hap një gropë mosbesimi mes militantëve dhe drejtuesve. Ky boshllëk zgjati shumë, 6 muaj. Qytetarët sot e kanë humbur shpresën te opozita dhe fatkeqësisht, lidershipi i PD-së nuk e ka të qartë realitetin në terren. Këto flasin si UFO. Akoma e kanë mendjen te “fshesa” te partia. Nuk e kuptojnë që me fshesën po i del dyshemeja partisë sepse nuk kanë çfarë fshijnë më. Duhej krijuar një frymë me prurje të reja, me hapje të partisë, me vizion…”, shtoi Ndoka.
Ai shton se PD-ja nuk duhet të nxjerrë “grupe armiqsore”, se po i firojnë njerëzit, por të bëjë ndryshime, të fus njerëz të rinjë, personalite kombëtare të fushave të ndryshme, që vitalizojë opozitën përballë një qeverisje e cila është kalbur.
Nëse PD do kishte lidership të besueshëm në popull me kaq skandale qeveritare do të ishte rrëzuar kryeministri Rama.
Në fund Ndoka ritheksoi se “këta” (nënkupto lidershipin e Selisë Blu) janë UFO! Janë shkëputur nga baza demokrate, nuk e dijnë se çfarë mendon demokrati i thjeshtë. Shkojnë në parlament e flasin dhe kaq. Marrin rrogën dhe kaq!
UFO!- tha Ndoka për lidershipin e PD.
Dhe realisht ashtu është, UFO!

KOHA JONË SONDAZH

